Prite kohen tande. Çdo gja vjen ne kohen e duhun!

 

 Jay Shetty

 

Njoh njerëz që janë diplomue në moshën 21 vjeçare dhe nuk kanë gjete nji punë, as kur kanë mbush 27 vjeç.

Njoh njerëz që janë diplomue në moshën 25 vjeçare dhe kanë gjete punë menjiherë.

Njoh njerëz që nuk kanë shkue asnjiherë n’universitet, por e kanë kuptue se çka dojne në moshën 18 vjeçare.

Njoh edhe nga ata të ri që kanë gjete punë menjiherë sa mbyllën studimet e universitetit dhe kanë ba pare, por nuk e kanë pëlqye punen qe e bajne.

Disa të tjerë i kanë kalue vite me radhë për me kuptue se çka  pëlqejne.

Njoh edhe nga ata që ishin të sigurtë se çka kane me ba, kur ishin 16 vjeç dhe e ndryshuen mendjen, kur ishin 26 vjeç.

Ka nga ata që kanë fëmi, por janë beqarë dhe nga ata që janë të martuem, por shpresojnë me vjet se kane me pase fëmi.

Ka njërëz që janë në marrëdhënie me diken, por e dojne dikend tjetër. Ka nga ata që e dojne njani-tjetrin, por nuk janë bashkë.

Pra, mendimi jem asht se gjithçka në jetë ndodh në kohën e duhun. Mundesh me i pa disa miq të tu dhe me mendue se ata janë shumë para teje (disa mujn me qenë edhe mbrapa), por çdo gja ndodh simbas ritmit të vet. Ata e kanë kohën e tyne, njashtu siç e ke edhe ti. Ki durim.

Në moshën 25 vjeçare, Mark Cuban u ba bankier në Dallas. U deshën shume vjet qe J. K. Rowling me botue serinë e librave të Harry Potter, sepse u refuzue nga 12 shtëpi botuese. Ortega e lansoi firmën e njoftun Zara në moshën 39 vjeçare. Jack Ma e filloi Alibaba’n, kur ishte 35 vjeç. Morgan Freeman e bani pushimin e tij ma të gjatë, kur ishte 52 vjeç.

Mos e lejo askend me të nxitë me ecë me kohën e tyne, sepse ashtu si ka thanë Einstein: “Jo çdo gja që ka vlerë, mundet me u numerue, dhe jo çdo gja që mundet me u numërue, ka vlerë”.

Kjo asht gjaja ma e randësishme. Unë du që secili prej jush me jetue nji jetë me objektiva dhe qëllime të mëdhaja dhe me mesue me i përdorë objektivat dhe qëllimet e veta për me prue nji ndryshim në jetnat e tjerëve.

Ky kishte me qene suksesi i vërtetë i secilit prej jush./ bota.al


Jay Shetty asht nji hindus i lindun ne New York, i njoftun per tregimet e tij dhe aftesite e narracionit. Web faqja e tij i ka mbi 20 milion ndjekes dhe mbi 4 miliarde shikime…

Shperndaje në: