“Kush fiton Stambollin fiton Turqinë”, rrximi nga pushteti i Erdogan’it

“Kush fiton Stambollin fiton Turqinë”. Ka qenë kjo deklarata e presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, përpara zgjedhjeve lokale të cilat rezultuen fatale për të. Partia e tij ka humbë kontrollin e Ankara’s, po ashtu ka pranue dhe humbjen e qytetit të Stambollit.

Erdogan, i cili ka dominue politikën turke, që kur ka ardhë në pushtet 16 vjet ma parë, ka ba fushatë intensive gjatë dy muejve të fundit për votimet e së Diellës, të cilat i ka cilësue si “çashtje të mbijetesës” për Turqinë.

Mediat turke kanë thënë se kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP), Mansur Yavas, ka shënue fitore të qartë në Ankara, por rezultati ka qenë aq i ngushtë në Stamboll, sa që të dyja partitë kanë pretendue fitore.

Humbja për partinë me bazë islamike të Erdoganit në Ankara ka qenë nji shej e randësishme për presidentin. Humbja e Stambollit, vend në të cilin ka nisë karrierën e tij politike dhe ku ka shërbye si kryetar në vitet 1990, mundet me nënkuptue nji problem edhe ma të madh për mbështetjen që gëzon ai.

Shperndaje në: