Haradinaj ishte i bindun se në Qershor kanë me u liberalizue vizat, por tash befason me këtë deklaratë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, asht shprehë optimist se mbas votimit të Parlamentin Europian, vendimi për hekjen e vizave mundet me ndodhë në Qershor, por tha se nuk mundet me dhanë nji datë të saktë se kur mundet me ndodhë nji gja e tillë.

Ai këto komente i bani mbas akademisë përkujtimore në nderim të masakrës së Lybeniqit, i pyetun nga mediat se kur ka me ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, mbasi tash së fundmi PE ka votue serish pro hekjes së tyne.

Shefi i Egzekutivit tha se votimi i dytë që ka ndodhë në Parlamentin Europian për vizat mundet me përshpejtue marrjen e vendimit për Qershor, por nuk mundet me garantue se nji gja e tillë mundet me ndodhë me siguri.

Po punojmë që me ndodh s’mund të garantojmë edhe s’guxojmë me dhanë data se po na kritikojnë, edhe këtu, edhe më larg, po punojmë që të ndodhë, është e drejtë të ndodhë. Besoj që disa sinjale edhe ju po i hetoni, disa zhvillime më të mira, por nuk është punë e kryer. Duhet punuar me kujdes. Shumë ka qenë mirë që është votuar në parlament prapë të BE-së, se sikur të mos ishte votuar është dashur të pritet konstituimi i Parlamentit të ri. Do të thotë nuk humbim kohë. Vota e dytë që ka ndodhur në Parlament të BE-së është pikërisht për të mos humbur kohë. Me votën e dytë është mundësuar që edhe në qershor të merret vendimi”, tha Haradinaj.

Shperndaje në: