Ndërprehet debati për Brexit, protestuesit gjysë cullak futen në parlamentin britanik (foto/video, kujdes pamjet)

Nji grup i demonstruesve gjysë cullak që ishin mbledhë në parlamentin britanik, kanë arritë me ndërpre debatin e sotëm për Brexitin, mbasi ishin ngjitë në galerinë e xhamit tue qëndrue mbrapa shpinës së deputetëve.

Reuters raporton se demonstruesit ishin shfaqë gjatë seancës ku deputetët po diskutonin për mënyrën që Britania do të duhej me aplikue me u largue nga Bashkimi Europian.

Në shpinën e demonstruesve kishte mbishkrime të ndryshme si “drejtësi e menjihershme për klimën”, tue protestue kështu kundër ndryshimeve klimatike.

Shperndaje në: