Ky asht plani i Serbisë për taksën

Serbia po përpiqet me marrë iniciativën dhe problemin me taksën ndaj mallnave serbe me zhvendosë nga sfera e politikës dhe diplomacisë në fushën e të drejtës ndërkombëtare, vlerësojnë analistët serbë.

Simbas tyne, Qeveria serbe asht tue bisedue me zyrën e avokatisë në New York rreth përfaqësimit të mundshëm të Serbisë në Gjykatën e Arbitrazhin në Strasburg.

Analisti Dejan Vuk Stankovic vlerëson se presioni politik mbi Prishtinën për me i shfuqizue taksat ka dështue me dhanë fryte dhe beson se Serbia duhet me fillue procedurën e mbrojtjes ligjore për shkak, siç shprehet ai, ‘shkeljeve të marrëveshjes CEFTA’.

Ndërsa, kryetari i shoqnisë së lobimit serb, Nenad Vukovic, thotë se vendimi para gjykatës ndërkombëtare se tarifat janë të paligjshme, kishte me pasë peshë ligjore dhe politike, transmetojnë mediat serbe.

Shperndaje në: