Reagon Britania, tregon nëse i këshilloi qytetarët mos me udhëtue drejt veriut

Ambasada britanike në Prishtinë ka mohue raportimet në media se Britania e Madhe ka këshillue qytetarët e saj mos me udhëtue në Kosovë.

Përmes nji njoftimi, Ambasada britanike ka deklarue se nji gja e tillë nuk asht e vërtetë.

“Ne kemi këshillue për të gjitha udhëtimet e domosdoshme për komunat veriore për disa vjet, për shkak të nji numri incidentesh të dhunshme të kohëve të fundit të lidhuna me krimin e organizuem në veri të Kosovës dhe rrezikun e vazhdueshëm që paraqesin këto struktura. Na e mbajmë këtë dhe pjesën tjetër të këshillave tona të udhëtimit nën shqyrtim të vazhdueshëm dhe lëshojmë përditësime të rregullta”, thuhet në reagim.

Shperndaje në: