Deputetët po ankohen, qe çka po lypin

Komisioni për Buxhet dhe Financa sot ka shqyrtue Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2020-2022.

Mbas interesimit të anëtarëve të këtij komisioni, sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka folë për qendrën protokollare në Gërmi. Ai tha se për objektin që ka nisë rreth 10 vjet ma parë, Kuvendi ka shpenzue 1,600 euro.

Kryetari i komisionit, Lumir Abdixhiku, ngriti çashtjen e mungesës së hapsinës për deputetët në Kuvend.

Abdixhiku tha se 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk kanë zyra, përveç atyne që kanë kryetar komisioni.

Sekretari Krasniqi tha se asht parapa që Zyra e Presidencës me i lirue hapsinat dhe me kalue në nji objekt tjetër.

Krasniqi tha se parashihet nji zyrë për së paku tre deputetë, sepse deri në lirimin e objektit nga Presidenca nuk kanë zgjidhje tjetër.

Deputeti Sami Kurteshi ngriti nji çashtje tjetër ku tha se Kuvendi po shpenzon miliona euro vetëm për letër.

Shperndaje në: