Ky asht zhvillimi i fundit rreth ndalimit të lojnave të fatit

Në Kosovë ma nuk ka me pasë lojna të fatit.

Kjo mbas miratimit në dy lexime të Ligjit për ndalimin e tyne.

Shkas për hartimin e tij u banë dy vrasje që tronditën Kosovën, e që të dyja si viktima kishin punëtorë të kazinove.

Mirëpo, i njajti nuk asht dërgue ende në Presidencë.

Kjo asht konfirmue për lajmi.net nga vetë zyra për informim e Presidentit Thaçi.

Kësisoj, Kuvendi i ka 10 ditë afat kohë për dërgimin e ligjit në presidencë.

Mbas kësaj, presidenti Thaçi duhet me vendosë mbrenda 8 ditëve për dekretimin ose jo të atij ligji.

Nëse mbrenda afatit ligjor nuk ka përgjigje nga presidenti, atëherë ligji konsiderohet si i dekretuem dhe i njajti shpallet në gazetën zyrtare.

Shperndaje në: