Vjen nji paralajmërim i fuqishëm i kancelarit Kurz për Serbinë

Qytetarët serbë duhen me qenë të vetëdijshëm se pa normalizim marrëdhaniesh mes Beogradit e Prishtinës nuk ka me pasë pranim në Bashkimin Europian.

Tashma asht koha e fundit për arritjen e nji zgjidhjeje, ma s’pari nga të dy palët, dhe që BE me udhëheqë e mundësue këtë proces. Por, asht edhe në interesin tonë me pasë partneritet me SHBA’të sa i përket Ballkanit Perëndimor. Na duhet përkrahja e tyne për këtë proces të randësishëm.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i pyetun nga revista CorD rreth dallimit të qëndrimit të tij me atë të BE’s e Gjermanisë mbi çashtjen e kufijve të Kosovës, deklaroi se përkrahë marrëveshjen që arrijnë të dyja palët. Por, duhet që nji zgjidhje e tillë me kontribue në stabilitet në rajon

Shperndaje në: