Kjo asht arma e Ushtrisë Amerikane, që kishin me përdorë në rast të naj sulmi të Rusisë n’Europë (foto)

Ushtria Amerikanë po punon tashma e disa vjet me ndërtue armë të fuqishme, të cilat do t’i përdornin në ndonji rast të rritjes së kërcënimeve ruse në Europë.

Automjetet luftarake Bradley të Ushtrisë, Mitsubishi M109A6 Paladin e madje edhe tanket M1A2 Abrams. janë dy prej armëve tokësore ma të fuqishme të Ushtrisë Amerikane.

Ma herët, kjo ushtri kishte dhanë detaje në kapacitetin e armeve të reja të avancueme tokësore.

Sistemi i Mbulimit të Automjeteve Tokësore u zhvillue nga nji ndërmarrje e përbashkët midis Qendrës së Sistemeve të Automjeteve të Komandës për Zhvillimin e Kapaciteteve të Luftës, Laboratori i Kërkimit të Ushtrisë së Komandës për Zhvillimin e Kapaciteteve të Luftës dhe Programi i Teknologjisë së Prodhimtarisë së Ushtrisë, për me i reduktue nënshkrimet infra të kuqe që janë emetue nga automjetet, teknikë kjo ma e vështirë me zbulue dhe ndjekë.

Veç tjerash, ngjyrat e këtyne armëve janë ma shumë pyjore, gja që përputhet me shqetësimet e sigurisë midis aletarëve lindorë të NATO’s, nga ndërhymja e Rusisë në Ukrainë.

Shperndaje në: