Merkel: Kam me luftue deri në çastin e fundit kundër nji Brexit’i pa marrëveshje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, premtoi sot se ka me luftue deri në çastin e fundit për nji dalje të rregullt të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, kryeisht me ruejt paqen në Irlandën e Veriut.

“E kam thanë gjithnji, kam me luftue deri në çastin e fundit të ditës (së Brexit) që të arrijmë nji dalje të rregullt”, tha ajo gjatë nji konference për shtyp në kuadër të nji vizite në Dublin.

Në fakt, në ishullin iralndez janë ngritë shqetësime për pasojat që mundet me pasë nji rikthim i kufinit mes Republikës së Iralndës dhe Irlandës së Veriut në rast të nji Brexit’i pa marrëveshje.

Shperndaje në: