Kriminelit Karadžić i konfirmohet denimi me burg të përjetshëm

Gjykata për Krime e Kombeve të Bashkueme në Hagë ka refuzue apelin e fundit të ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karadzic, tue thanë vendimi i këtij trupi ka qenë përfundimtar.

Gjyqtarët e Tribunalit kanë thanë sot, se “Karadzic nuk ka asnji bazë ligjore me apelue vendimin”, i cili e ka ndëshkue atë me burgim të përjetshëm për masakrën në Srebrenicë dhe mizoritë tjera gjatë luftës në Bosnjë.

Në Srebrenicë janë vra ma shumë se 8.000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për me shenue mizorinë ma të keqe në Europë mbas Luftës së Dytë Botnore.

Me 20 Mars, gjykata ia ka rritë Karadzic’it denimin me burg të përjetshëm, mbasi fillimisht ishte denue me 40 vjet.

Shperndaje në: