Erdogani nuk e dorëzon lehtë Stambollin, rinumërohen votat në shumë zona

Presidenti Erdogan duket se nuk po mundet me përtypë humbjen e Stambollit në zgjedhjet lokale.

Me kërkesë të qeverisë, Komiteti i Naltë Elektoral në Turqi ka me i rinumërue votat në zgjedhjet lokale në 39 zona të Stambollit. Kjo mbasi qeveria turke dyshon në parregullsi gjatë procesit në numërimit.

Fillimisht votat nisën me u rinumërue në shtatë zona të mëdhaja, ato të Sile, Bayrampasa, Atasehir, Umraniye, Beykoz, Fatih dhe Gaziosmanpasa.

Kandidati i opozitës asht renditë i pari në Stamboll me 25,000 vota ma shumë se sa Binali Yildirim i AKP’s, i cili ka mbajtë ma herët edhe postin e Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamentit. Shumë analistë i “tuten” nji taktike të Erdoganit, me përmbysë rezultatin e Stambollit.

Shperndaje në: