Kosova nënshkruen në Beograd marrëveshjen për roaming’un mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kosova sot ka nënshkrue në Serbi marrëveshjen rajonale mbi uljen e çmimeve të roamingut për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Samitin e dytë Digjital, që po zhvillon punimet në Beograd të Serbisë, asht nënshkrue marrëveshja për hekjen e çmimeve të shërbimit të romingut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e kësaj marrëveshje asht edhe Kosova. Në Beograd, po merr pjesë nji delegacion, që po kryesohet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, i cili e ka nënshkrue këtë pakt.

Tarifa e romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e nji shteti përdorin në nji shtet tjetër.

Shperndaje në: