Ky asht veprimi i ardhshëm i Serbisë kundër taksës nga Kosova

Serbia ka me çue Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për shkak të vendimit të taksës 100 përqind të vendosun ndaj mallnave serbe.

Këtë ka konfirmue për Klan Kosovën, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, e cila nuk po e pranon assesi që edhe Kosova asht pjesë e marrëveshjes për uljen e çmimeve të roaming në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

”Kemi me çue Kosovën në Arbitrazh”, i ka thanë kryeministrja Ana Brnabic gazetarit të Klan Kosovës, Besnik Tahirit, në përgjigjien e saj.

Shperndaje në: