Kqyreni qysh polici SH.J. vjedh kuletën me 1 mijë e 800 euro gjatë bastisjeve të lojnave të fatit (video)

Nji thanie e miliarderit, Bill Gates, me gjasë e ka ndikue që zyrtari policor, Shkumbin Jashari, me harrue se kush asht.

Kur ti ke para në dorë, ti harron se kush je. Kur ti nuk ke para në dorë, të tjerët harrojnë se kush je. Kjo është jeta”, citon Jashari, Miliarderin Gates në nji postim në llogarinë e tij në Facebook.

Identifikimi i nji kulete me 1.800 euro nga zyrtari policor, me gjasë ia ka kujtue thanien e miliarderit sa i përket pareve.

Orët e vona të bastisjes në nji lokal të lojnave të fatit në Graçanicë, kanë rezultue të begatshme për të.

Gjatë kontrolleve të urdhnueme nga Qeveria, Jashari, ka vjedhë nji kuletë me 1.800 euro. Hajnia e tij asht filmue krejtësisht nga kamerat e sigurisë së këtij lokali.

Si pasojë e këtij veprimi, Jashari asht arrestue të Ejten nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimin se ka krye vepër penale “përvetësim i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo egzekutimit të vendimit gjyqësor”.

Insajderi, ka sigurue videon e këtij akti, të cilën nuk e ka publikue derisa janë krye hetimet e para që kanë rezultue me arrestimin e të dyshuemit.

Shperndaje në: