Merret vendimi për personin që kreu vrasjen në kazino

Departamenti për Krime të Randa ka vendosë lidhun me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Randa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Astrit Pacollit për shkak të veprave penale Grabitje nga neni 329/5 të Kodit Penal Republikës së Kosovës dhe Mbajtja në pronësi kontroll apo posedim të paautorizuem të armëve nga neni 374/1 të Kodit Penal Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit Astrit Pacolli i asht caktue masa e paraburgimit prej datës 03.04.2019 deri me datënn 03.05.2019.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.P me datë 20.03.2019 rreth orës 18:26 në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, konkretisht në kazinonë “Matrix, me qëllim të përfitimit kundërligjor dhe përvetësimit të pasurisë së huaj të luajtshme me përdorimin e forcës, në atë mënyrë që fillimisht ishte afruar tek banaku i kazinosë dhe nga i dëmtuari tani i ndjeri F.A kishte kërkuar një pije dhe kur tani i ndjeri ishte kthyer për ta marr pijen i pandehuri nga brezi kishte nxjerr pistoletën dhe ia kishte drejtuar viktimës duke i kërkuar paratë, ku ky i fundit ja kishte dorëzuar kuletën me të holla pastaj i pandehuri kishte shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të tij duke e goditur në pjesën e shpinës, me ç ‘rast i njëjti kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i pandehuri A.P kishte marr nga viktima shumën e parave në vlerë rreth 3000€ dhe ishte larguar në drejtim të pa njohur.

Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.1. të KPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë se ekziston rreziku i ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti pas kryerjes së veprës penale për një kohë ka qenë në arrati, i është shmangur organeve të ndjekjes dhe hetuesisë andaj po të gjendet në liri ekziston rreziku i ikjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale në këtë mënyrë do të pengonte rrjedhën e procedurës penale. Po ashtu Gjykata konstaton se është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par 1 nën par 2.2 pika 1.2.3 të KPRK-së.

Shperndaje në: