Ky asht presidenti i ri i Bankës Botnore

Nënsekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkueme, David Malpass, asht emnue zyrtarisht si presidenti i 13’t i Bankës Botnore.

Në nji komunikatë të lëshueme për media, Banka Botnore ka deklarue se procesi i nominimit ka qenë i hapun dhe transparent, shkruen Dailysabah.

“Zgjedhja e Malpass nga bordi i drejtorëve të bankës ndoqi nji proces të hapun dhe transparent, në të cilin qytetarët e të gjitha vendeve anëtare ishin të lejuem me kandidue”.

Shperndaje në: