Thaçi: Bota u bind se Milosevic’i e Serbia nuk donin dialog, marrëveshje, as paqe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të Institutit Mbretnor për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Chatham House”, ka mbajtë sot nji ligjëratë për situatën politike në Kosovë dhe rajon, për dialogun si dhe për perspektiven euroatlantike të Kosovës, në Londër, Britani e Madhe.

Tue folë para të pranishmëve, presidenti Thaçi ka thanë se ja vlen me u diskutue për Kosovën mu këto ditë kur po kremtohet 70 vjetori i themelimit të NATO’s dhe 20 vjetori i intervenimit të NATO’s në Kosovë.

“Bota u bind se Sllobodan Millosheviqi, se Serbia, nuk dëshironte as dialog, as marrëveshje, as paqe. Serbia vazhdoi fushatën e gjenocidit dhe dëboi gjysmën e popullatës së Kosovës nga shtëpitë e tyre dhe jashtë kufijve të Kosovës. Forcat serbe kryen 400 masakra rreth e qark Kosovës dhe shkaktuan mbi 20.000 viktima të dhunës seksuale”, ka thanë presidenti Thaçi.

Shperndaje në: