I pshtoi kancerit: Historia prekëse e vogëlushes Molly

Historia e vogëlushes Molly Hughes asht e trishtueme.

Kur ishte vetëm 5 vjeç e gjysë ajo u diagnostifikue me kancer. Nji lajm i hidhun për familjen e saj, edhe për vetë Molly’n edhe pse ishte e vogël dhe nuk kuptonte shumë.

Dëshira e saj me jetue dhe zotësia e mjekëve arritën me pshtue vogëlushen. Çika iu nënshtrue nji terapie, e cila zgjati thuejse 15 muej me 5 cikle kimioterapie.

“E përqafova fort dhe vetëm fort për të paktën 5 minuta”, asht shprehë nana e çikës, Chelsea Hughes.

Familja e saj e quen çikën “E forta Molly”, vetëm për kryefortësinë dhe guximin me të cilën përballoi smundjen.

“Nuk qëndron për asnji moment pa lëvizë, që në momentin që ngritet deri sa kthehet në krevet. Asht thjesht e pakontrollueme dhe plot energji si gjithë fëmitë.”-tha nana e saj.

Shperndaje në: