Bahtiri i bashkohet Kurtit kundër PAN’it

Vetëvendosje sot pati tubime me qytetarë nën moton “Kundër PANhajnisë” në Vushtrri, Podujevë dhe Mitrovicë.

VV në Mitrovicë gjeti edhe përkrahjen e kryetarit, Agim Bahtiri, anise partia e tij AKR asht pjesë e koalicionit PAN.

“Kësaj radhe nuk guxojmë me leshu pe, të bëhemi bashkë t’i largojmë njerëzit që e dëmtojnë këtë vend dhe ky vend meriton Albin Kurtin në krye, puna e palodhur e tij dhe njerëzit që e rrethojnë atë duhet t’i japim mbështetje. Unë vij nga tjetër parti por nuk njoh parti kur është në cështje kombi”, deklaroi Bahtiri.

Shperndaje në: