Protestat në Serbi nuk ndalen, përmenden Kosova dhe vrasja e Ivanovic’it

Presidenti serb, Aleksander Vucic, po vazhdon me u përball me protesta nga populli i tij.

Edhe këtë të Shtune protestuesit janë mbledhë tash para Qeverisë serbe tue kërkue dorëheqjen e Vucic.

Ata në këtë tubim nuk e kanë lanë pa përmendë as Kosovën.

Protestuesit kanë kërkue drejtësi për vrasjen e ish-liderit të SDP, Oliver Ivanovic.

Në duert e tyne ata mbanin fotografinë e Ivanovic, me mbishkrimin “na kemi me zbulue kush e urdhnoi vrasjen”.

Shperndaje në: