Mbesa e Saddam Hussein’it: Kam me shkrue libër, me ia tregue botës historinë e vërtetë të Irakut

Njerëzit kanë keqkuptime të mëdhaja, lidhun me atë se çka ka ndodhë në Irak, thotë mbesa e Sadam Husseinit, Hareer Hussein Kamel.

Ajo u ka thanë mediave ruse se ka m e shkruejt nji libër për familjen e saj.

“Kam vendosë me shkrue libër me tregue të vërtetën. Historia e vendit tim asht keqinterpretue tejmase”, thotë Kamel, derisa vazhdon tutje tue thanë se ‘ndjen përgjegjësi me kjartëzue portretizimin real të Irakut”.

“Kam vendosë me tregue storien e familjes time – të cilën njerëzit e kanë diskreditue”, thotë ajo.

Sadam Hussein ishte në pushtet për 25 vjet në Irak. Ai u egzekutue nga forcat amerikane në vitin 2003.

Shperndaje në: