Kandidati demokrat për president në SHBA, akuzon Netanyahu’n: Asht racist

Beto O’Rourke, kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkueme, asht shprehë lidhun me zgjedhjet në Izrael, tue e përshkrue kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun, si racist dhe pengesë për paqe në Lindjen e Mesme.

“Marrëdhania SHBA-Izrael asht nji nga marrëdhaniet ma të randësishme që kemi”, tha O’Rourke në nji aktivitet zgjedhor që u mbajt në Universitetin e Iowas.

“Kjo marrëdhanie, nëse ka me qenë e suksesshme, duhet me tejkalue aleancën e verbtë në SHBA dhe duhet me qenë në gjendje me tejkalue nji kryeministër që asht racist”, tha ai./The Guardian

Shperndaje në: