Teknologjia fiton terren në mjekësi: Inteligjenca artificiale parashikon vdekjen e njeriut me nji saktësi të tutshme

Teknologjia fiton çdo ditë e ma shumë terren në mjekësi. Nji nga aplikimet ma të fundit asht ai në parashikimin e vdekjes së nji njeriu.

Shkencëtarët kanë trajnue nji sistem të inteligjencës artificiale me vlerësue nji dekadë të dhanave të përgjithshme shëndetësore të paraqituna nga ma shumë se gjysë milioni njerëz në Mbretninë e Bashkueme. Të dhanat e u ngarkuen në sistem, i cili parashikoi nëse individët rrezikoheshin nga vdekja e parakohshme – me fjalë të tjera, nëse mund të vdisnin m herët se jetëgjatësia mesatare – nga smundje kronike.

Parashikimet e vdekjeve të parakohshme që banë algoritmet rezultuen ma të sakta se sa parashikimet e bame nëpërmjet metodave të tjera, thotë autori i studimit, Stephan Weng, i Universitetit të Notingamit në Britani.

Për me i vlerësue gjasat e vdekshmënisë së parakohshme të njerëzve të përfshimë në studim, studiuesit testuen dy lloje të inteligjencës artificiale: “learning deep,” në të cilën rrjetet e shtresueme të përpunimit të informacionit ndihmojnë nji kompjuter me mësue nga shembujt; dhe “random forest”, nji opcion ma i thjeshtë i inteligjencës artificiale që kombinon modele të shumëfishta, me i shqyrtue rezultatet e mundshme.

Në fund, studiuesit i krahasuen përfundimet e modeleve të inteligjenës artificiale me rezultatet nga nji algoritëm standard, i njoftun si modeli Cox.

Tue përdorë këto tre modele, shkencëtarët vlerësuen të dhanat në Biobank të Britanisë së Madhe – nji bazë të dhanash me akses të hapun për të dhanat gjenetike, fizike dhe shëndetësore – të paraqituna nga ma shumë se 500 000 njerëz në vitet 2006-2016. Gjatë asaj kohe, gati 14 500 pjesëmarrës vdiqën nga kanceri, smundjet e zemrës dhe ato të rrugëve të frymëmarrjes. /TemA Tv

Shperndaje në: