Ikja spektakulare e kosovarit nga burgu në Serbi

29 vjeçari nga Podujeva me inicialet M.P. i burgosun në burgun e Prokupljes në Serbi ju ka ikë sot gardianëve gjatë daljes nga spitali i Nishit, ku ishte dërgue për kontroll mbas intervenimit kirurgjik të cilit i ishte nënshtrue vitin e kaluem.

“Mbas operacionit, i burgosuni ka qenë në ma shumë se 20 vizita kontrolluese. Sot, në orën 09:55 në mëngjes, ishte nën përcjelljen e dy pjesëtarëve të sigurimit të burgut të Prokupljes dhe duert i kishte të prangosuna. Komandantët e policisë ishin tue e mbajtë për dore, mirëpo në momentin kur njani prej tyne e kishte hapë derën e automjetit policor, M.P. e kishte shtye komandantin tjetër policor dhe kishte fillue me vrapue përmes bulevardit në drejtim të nji lagje të banueme”.

Shperndaje në: