Kosnett: Qe nga çka mvaret integrimi i Kosovës

Ambasadori i SHBA’ve në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thanë se integrimi euroatlantik i Kosovës varet domosdoshmënisht nga ndëshkimi i dhunës ndaj grave.

Simbas tij, nëse Kosova ratifikon konventën për mbrojtjen e grave nga dhuna, atëherë ky ka me qenë nji matës i mirë se sa dëshiron lidershipi i vendit që Kosova me avancue në integrimin euroatlantik.

Këto komente Kosnett i bani në nji postim në Twitter.

“Kërkoj nga Kosova me ratifikue Konventën e Stambollit për evitimin e dhunës ndaj grave. Nëse Kosova mundet me marrë këtë hap, liderët dërgojnë mesazh të qartë se jeni të gatshëm për integrimin euroatlantik”, ka shkrue Konsett.

Shperndaje në: