Thaçi, porosi Qeverisë: Mos me u ba kompromis me ligjin n’emën të lojalitetit politik ditor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e shenimin të 11-të vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kryetari i shtetit ka thanë se mbi bazën e kësaj Kushtetute, qytetarët janë të vendosë me ndërtue nji ardhmëni të Kosovës, si nji vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili ka me qenë atdhe i gjithë qytetarëve të saj.

“Kushtetuta e Kosovës përcakton qartë bazamentin dhe kornizat e shtetndërtimit dhe funksionimit të tij”, ka thanë ai.

Presidenti Thaçi ka theksue se edhe sot Kosova zotohet për forcimin e shoqërisë multietnike, derisa para pak muejsh institucionet tona implementuen edhe nji obligim tjetër kushtetues dhe ligjor, themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ushtri multietnike dhe mbi bazën e standardeve të NATO-s, e cila në të ardhmen e afërt do të funksionojë jo në mënyrë parciale, por në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës”, ka thanë ai.

Presidenti ka ftue Qeverinë e Kosovës që pa hezitim dhe pa mëdyshje, me respektue ligjshmëninë në çdo sferë të jetës institucionale, në gjithë Kosovën.

“Të mos ndodh kompromisi me ligjin në emër të përkatësisë etnike apo lojalitetit politik ditor. Respektimi i Kushtetutës merr kuptim të plotë vetëm kur sovraniteti dhe ligjshmëria respektohet në gjithë territorin e Kosovës. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Vetëm ata që e respektojnë ligjin, mund të jenë në institucionet e Kosovës”, ka thanë ai.

Presidenti Thaçi ka shtue se Kosova ka shënue progres edhe në rrafshin ndërkombëtar.

“Ka ndërtuar fqinjësi të mirë dhe ka përmbyllur demarkacionin me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Raporti Kosovë – Serbi mbetet shpresë për një të ardhme më të mirë”, ka theksue ai.

Shperndaje në: