Rita Ora arrin në Kosovë

Rita Ora

Kangëtarja kosovare me famë botnore ka mbrri në Kosovë. Ardhja e saj asht në kuadër të nji misioni bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkueme për Fëmi (UNICEF).

Ajo para pak minutash ka aterue në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Rita para do jave asht ba pjesë e nji fushate në bashkëpunim me brendin e njoftun “Escada”, ku për çdo produkt të shitun, nji pjesë e pareve kanë me shkue për bamirësi, për organizatën “Women for Women International”, e cila synon me i ndihmue të mbijetuemet femna të luftës që me rindërtue jetën e tyne.

Donacionet kanë me i financue përpjekjet e organizatës në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rita ka me u takue me viktimat e dhunës seksuale.

Shperndaje në: