Kush jane sharllatanat me tituj akademik?

Kryeministri Edi Rama ka ngrite shqetësimin e studentëve për titujt akademikë. Shefi i qeverisë shqiptare tha se ka shumë persona që shfaqen si profesorë dhe doktorë, por që janë sharllatanë me tituj.

“U bënë doktorët e shkencave sikur janë shalqi”, tha ndër të tjera kryeministri.

“Ne kemi preferuar që mos ndërhyjmë, por realisht është problem. Ju i bëtë protestat dhe i harruat. Unë nuk i kam harruar. Kur thosha do mbetem protestuesi i fundit ju qeshnit. Unë nuk e kam harruar që një nga arsyet kryesore që ishte dhe mbetet shqetësim është vlera reale e titujve akademik. Ça po bëhet me këtë zero, asgjë. Pse? Sepse këtë do ta bëjë universiteti. Universiteti i jep titujt dhe universiteti i vlerëson titujt. Ajo hap një proces njësoj si ai i gjykatësve dhe prokurorëve. Ka shumë nga ata që janë brenda dhe ju shfaqen si profesorë dhe doktorë, por që janë sharlatanë dhe titujt i kanë pa asnjë vlere dhe baze. Jo sepse duhet thënë për politikë, por unë e besoj që shumica e pedagogëve janë në vendin e duhur dhe janë me meritë. Ama një pjesë ca profesorë janë ata? Doktor shkencash, u bënë doktorët e shkencave sikur janë shalqi. Në çdo cep rruge gjen shalqi”, deklaroi Rama./Tiranapost

 

Shperndaje në: