Trump e shkarkon Drejtorin e Shërbimeve Sekrete

Director of the US Secret Service Randolph Alles speaks during a press conference at the Department of Justice in Washington, DC on October 26, 2018 following the arrest of bombing suspect Cesar Sayoc in Florida. - The suspect has been charged with five federal crimes in connection with more than a dozen suspicious packages sent in a US mail bombing spree, Sessions said. (Photo by ANDREW CABALLERO-REYNOLDS / AFP) (Photo credit should read ANDREW CABALLERO-REYNOLDS/AFP/Getty Images)

Randolph Alles, Drejtori i Shërbimeve Sekrete të SHBA, asht shkarkue nga detyra.

Mësohet se Trump urdhnoi shefin e shtabit të tij, Mick Mulvaney, me ja komunikue shkarkimin Randolph Alles’it.

Këto lëvizje u paralajmëruen ma herët nga drejtori i Sherbimit Sekret, i cili u shpreh se mbrenda dy jave ka me pase lëvizje të mëdhaja n’Amerikë.

Mediat amerikane shprehen se Drejtori i Shërbimeve Sekrete, nuk e ka prite shkarkimin e tij.

Shkarkimi i Drejtori i Shërbimeve Sekrete të SHBA vjen vetëm nji ditë mbas dorëheqjes së Sekretares së Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare, Kirstjen Nielsen.

CNN raporton se shkarkimi nga detyra i Randolph Alles asht ba në kuadër të “spastrimit” të njerëzve të Nielsen.

Tue iu referue burimeve, CNN ka paralajmërue edhe shkarkimin nga detyra të drejtorit të Shërbimeve të Shtetësisë dhe Migracionit, Frances Cissna, dhe Zyrtarit të Këshillit të Përgjithshëm, John Mitnick.

Shperndaje në: