Ali Ahmeti: Me Pendarovskin president, fiton Maqedonia Veriore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka deklarue se zgjedhjet për president të Maqedonisë Veriore janë vendimtare për me i vazhdue proceset euro-integruese dhe për me përmbyll nji kapitull me sukses, që ka me vendos në binar të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të vendit.

Ahmeti gjatë fushatës në Komunën e Bogovinës, theksoi se me fitoren e kandidatit të përbashkët qeveritar Stevo Pendarovski, fiton Republika e Maqedonisë Veriore, NATO dhe Bashkimi Europian.

“Ne kemi detyrime që të përshpejtojmë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian brenda pesë viteve edhe atë duke qenë të suksesshëm në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, sundimit të së drejtës, reformat të mirëfillta në të gjitha sferat deri tek administrata publike dhe ajo shtetërore,” ka thanë ai, raporton KP.

Shperndaje në: