A mundet me qenë pjesë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë çashtja e kufijve? Flet Palmer

Shtetet e Bashkueme po i nxisin Prishtinën dhe Beogradin me u ulë në tryezë dhe me negociue marrëveshjen ma të mirë që munden, tha në Tiranë, Matthew Palmer, Zavendës Ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit.

Simbas tij, Shtetet e Bashkueme nuk mbështesin naj rezultat të caktuem ose naj pjesë të caktueme përbamëse të nji marrëveshje të mundshme midis Kosovës dhe Serbisë.

“Çashtja e kufijve mundet po ashtu me qenë pjesë e kësaj, por nuk asht elementi kryesor i marrëveshjes sado që ta imagjinojmë këtë. Ajo që asht e randësishme për SHBA asht që çfarëdo marrëveshje me pasë pronësi vendase, me qenë diçka që të dyja palët ndjejnë se mund ta mbështesin, të dyja palët besojnë se mbron interesat e tyne thelbësore, dhe ajo që kemi ba na asht që i kemi nxitë palët të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen ma të mirë që munden”, tha Palmer, transmeton VOA.

Këto komente, Zavendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, i bani gjatë nji takimi me gazetarë në Tiranë.

Shperndaje në: