U tha se anëtarët e saj po kalojnë në Vetëvendosje, reagon PDK

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Obiliq, ka reague mbas lajmeve në disa media, se nji numër i naltë i anëtarëve të kësaj dege ka kalue në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kryetari i Nëndegës së PDK’s në Bakshi, Ali Pllana, e ka mohue këtë lajm dhe ka thanë se nuk mundet me dhanë përgjegjësi për rastet individuale.

“Ju njoftoj se nga mbrëmë ka qarkulluar një shkrim se kinse 90% e anëtarësisë së Nëndegës së PDK -së në Fshatin Bakshi kanë kaluar në Lëvizjen Vv. Unë si kryetar i Nëndegës së PDK -së në këtë fshat e demantoj këtë lajm dhe e cilësoj si të pa vërtetë”, ka shkrue ai.

Pllana ka shtue nuk mundet m’i ndalë dhe me dhanë përgjegjësi për rastet individuale, derisa ka shtue se PDK e vazhdon punën e saj.

Shperndaje në: