Ndodh n’Itali: Goditi me shkelm Romagnoli’n, Gjykata Sportive “nuk e sheh” veprimin e sulmuesit të Juves

Gjykata Sportive në Itali asht mbledhë me i analizue shkeljet sportive gjatë fundjavës në kampionatin italian. Me vëmendje pritej analizimi i pamjeve filmike për rastin e Mario Mandzukic, që qëlloi me shkelm Romagnolin në minutat e fundit të sfidës, por nuk u ndëshkue nga referi.

Megjithatë, Gjykata Sportive nuk ka marrë asnji masë ndëshkimore për rastin në fjalë, mbasi “nuk ka pa” goditjen e kroatit, ndërsa në arsyetim asht shprehë se: Gjesti nuk përmban karakteristika të sjelljes së dhunshme.

Sfida mes Juventusit dhe Milanit, e luejtun të Shtunën mbasdite, përfundoi me fitoren 2-1 të bardhezijve, por pati polemika për nji penallti të paakordueme në favor të kuqezinjve, mbas prekjes me dorë në zonë, nga ana e Alex Sandros.

Shperndaje në: