Mbas PDK’s, LDK, VV dhe AAK tregojnë nëse kanë me marrë pjesë në zgjedhjet në veri

Zgjedhjet

Përveç partive serbe, garës në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, do t’i hyjnë edhe partitë shqiptare.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmue se LDK ka me marrë pjesë në zgjedhjet e 17 Majit.

“LDK pa dyshim që do t’i hyjë garës në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat veriore. Kandidatët do të i zyrtarizojmë në mbledhjen e radhës që do të bëjmë”, ka thanë Haziri për Telegrafin.

Pjesëmarrjen në zgjedhjet e 17 Majit e ka konfirmue edhe Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës.

“Po do të marrim pjesë edhe në në zgjedhje”, ka thanë Time Kadrijaj.

Gjithashtu, edhe Vetëvendosje pritet me marrë nji vendim këtyne ditëve sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje.

“Vetëvendosje do të vendos për zgjedhjet në takimin e radhës të kryesisë”, ka konfirmue për Telegrafin, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Kurse, gjatë ditës së sotme, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka konfirmue se partia që udhëheqë asht gati dhe ka me kandidue me kandidatët e saj për kryetarë në katër komunat e veriut të Kosovës.

Shperndaje në: