Ky asht libri që po mbante në dorë Assange kur u arrestue (foto)

Julian Assange u arrestue sot në Ambasadën e Ekuadorit në Londër mbas 7 vjetësh qëndrimi aty.

Assange u arrestue në Londër sot mbasi Ekuadori ia tërheki azilin politik. Por, çka u duk se po mbante në dorë kur u arrestue?

Ai po mbante nji libër nga shkrimtari amerikan Gore Vidal të titulluem “Historia e Gjendjes së Sigurisë Kombëtare”.

Në këtë libër Vidali shtjellon ngjarjet historike që çuen në vendosjen e nji kompleksi masiv të sigurisë industriale ushtarake dhe kulturës politike që na dha “Presidencën Imperiale.”

Nji nga thaniet në librin e Vidalit asht: “Njerëzit nuk kanë za sot, sepse ata nuk kanë informacion.”.

Shperndaje në: