Shkencëtarët shpërbajnë kancerin, shpresat janë të mëdhaja

Shkencëtarët kanë çmontue pjesët e kancerit dhe kanë gjetë pikat e tija të dobëta, Ky asht nji nga studimet ma të mëdhaja të këtij lloji, i kryem najherë nga shkencëtarët, 600 gjene që mund të vihen në objektiv nga barnat dhe që nuk do të damtojnë qelizat e shnetshme në trup.

Trajtime të tilla si kimioterapia sulmojnë krejt trupin tue çue në efekte anësore të padëshirueme, si humbja e flokëve, vjellja dhe lodhja. Por, gjetjet nga studimi, të përshkrueme si ‘të fuqishme’ nga “Cancer Research UK”, munden me çue në nji trajtim pa këto efekte rraskapitëse.

Dr. Fiona Behan, bashkëautore e studimit, i tha BBC: -‘Kjo asht aq e randësishme, sepse aktualisht na trajtojmë kancerin tue trajtue trupin e gjithë pacientit. Na nuk i sulmojmë qelizat e kancerit në mënyrë specifike. Informacioni që kemi zbulue në këtë studim ka identifikue pikat e dobëta të qelizave të kancerit’

Ajo shtoi se kjo ka me iu lejue shkencëtarëve “me zhvillue ilaçe që sulmojnë kancerin dhe me lanë indin e shnetshëm të padamtuem’.

Shperndaje në: