Haradinaj: Nuk ka pajtim me Serbinë pa ndodhë kjo gja

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përsëri ka komentue deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili ka mohue masakrën e Reçakut.

Vucic në nji deklaratë asht shprehë se masakra e Reçakut asht e fabrikueme nga William Walker.

Ndërsa, Haradinaj asht shprehë se kjo zbulon realitetin e rrezikshëm të nacionalizmit serb.

Ai gjithashtu ka shtue se nuk mundet me pasë pajtim në mes dy vendeve pa e pranue të vërtetën e së kaluemes.

“Mohimi i masakrës së Reçakut nga presidenti Vuçiq zbulon realitetin e rrezikshëm të nacionalizmit serb. Nuk mund të ketë pajtim pa e pranuar të vërtetën e së kaluarës”, ka shkrue Haradinaj.

Shperndaje në: