Champions League, Cristiano Ronaldo 41-Messi 16

Cristiano Ronaldo asht gollashënuesi ma i mirë në fazën me eliminim direkt të Champions League (çerekfinale, gjysëfinale dhe finale). Leo Messi asht i dyti në këtë renditje, por shumë larg portugezit.

Sulmuesi i Juventusit shënoi sërish në Champions (125 golla gjithsej), kësaj radhe kundër Ajax, në çerekfinalet e kësaj gare.

Me gollin me krye, CR7 arrin në shifrën e 41 gollave në ndeshjet ma përcaktuese, gja që e ban kryesues në renditjen e lojtarëve me ma shumë golla në fazën finale.

Leo Messi e ndjek në këtë renditje, por shumë larg portugezit, me 16 golla.

Shperndaje në: