Brnabic: Nëse europianët dëshirojnë vazhdimin e dialogut, qe çka duhet me ba Kosova

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, e ka ripërsëritë edhe njiherë qëndrimin e shtetit të saj për dialogun me Kosovën.

Me 29 Prill në Berlin do të mbahet Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj.

Po ashtu, Serbia në këtë Samit ka me u përfaqësue nga presidenti Aleksandar Vucic dhe kryeministrja Ana Brnabic.

E kjo e fundit, gjatë vizitës së saj në Dubrovnik të Kroacisë, ka folë për Samitin e Berlinit dhe për dialogun me Kosovën.

Siç shkruen “Tanjug”, Brnabic ka thanë se nuk ka aq shumë shpresa nga Samiti i Berlinit, por që simbas saj, Serbia do të dëshmojë se asht nji partner i besueshëm, i qëndrueshëm dhe i përkushtue, në rrugën e saj drejt stabilitetit në rajon.

Kryeministrja serbe, po ashtu ka thanë se pozicioni i Serbisë lidhun me dialogun me Kosovën nuk ka me ndryshue.

Simbas Brnabic’it, nëse partnerët europianë dëshirojnë vazhdimin e dialogut, atëherë Kosova duhet me tërhek taksën që ka vendosë ndaj Serbisë.

Shperndaje në: