Ushtarët serbë po i thonë “PO” Ushtrisë së Kosovës

Përkundër të gjitha komplikimeve politike dhe ndëretnike shqiptaro-serbe të kohëve të fundit, egziston nji lajm pozitiv për shtetin tonë.

Viti 2019 nuk shënon asnji largim të ushtarëve nga komuniteti serb prej Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka konfirmue për klankosova.tv se mbas vlugut të vitit të kaluem, dorëheqjet janë ndërpre që nga Viti i Ri.

Gjatë vitit 2019 nuk ka pasur vazhdim të largimit të pjesëtarëve të FSK-së të komunitetit serb”, ka thanë zadhanësi i kësaj ministrie, Ibrahim Shala.

Ai ka tregue se gjatë fushatës dhe presionit që bante Serbia ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb që ta zhveshnin uniformën e FSK’s ka pasë 80 largime.

Por, boshllëku i krijuem tash po plotësohet. Shala ka konfirmue se në procesin e fundit rekrutues ka pasë shumë aplikantë nga komuniteti serb, por tash për tash kanë vendosë mos me tregue numrin e tyne.

Shperndaje në: