Kosova i ban ofertë zyrtare gjigantit Volkswagen (dokument)

Asht sigurue letra zyrtare e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, dhe prezentimet shtesë në bazë të së cilave asht ba oferta.

Në letrën drejtue bordit menaxhues të Volkswagen, të cilën e ka sigurue telegrafi, ministri Shala shkruen se nisun nga informacionet se kompania po planifikon investime në Europën Juglindore, kjo ministri dhe Qeveria e Kosovës do të donin me shprehë gadishmëninë me shërbye në drejtim të sjelljes së këtij investimi në Kosovë.

“Më lejoni të ju tregoj se Kosova renditet e 44-ta në raportin e Bankës Botërore për lehtësinë e të bërit biznes, dhe se jemi vendi me pozicionin më të mirë gjeografik në rajon”, shkruen Shala në letrën drejtue kompanisë gjermane të kerreve Volkwagen.

Simbas letrës dërgue nga ministri Shala, thuhet se popullata e re, baza legjislative dhe disa fakte tjera, janë arsyet që duhen me ba Volkswagenin me investue në Kosovë, tue shtue se edhe preferencën e kosovarëve për këtë markë si element shtesë.

“Do të doja të ju njoftojë edhe me preferencat e qytetarëve të shteteve të rajonit sa i përket veturave. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të vlerësohen si shtete ku qytetarët vozisin Mercedes, Serbia mund të quhet si vend i Fiatit për shkak të fabrikës që është atje. Kosova padyshim mund të quhet vend i Volskwagenit, meqë janë shumë të preferuara nga qytetarët tanë dhe besoj që kemi numrin më të madh të veturave Volkswagen për kokë banori”, shkruen Shala.

Shperndaje në: