Bombë në veri të Mitrovicës

Mitrovica e Veriut

Nji bombë asht hedhë mbramë mbas mesnate afër shtëpisë së afaristit Rade Dobric në Zubin Potok, por përveç dameve materiale nuk ka njerëz të lënduem.

Ngjarjen e ka konfirmue zavendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Simbas tij, nga shpërthimi janë damtue disa automjete që kanë qenë afër të parkueme, ndërsa ka damtime edhe në xhama të disa lokaleve përreth.

Shperndaje në: