Boks te Bayern Munchen: Sherr me grushta mes Lewandowskit dhe Coman

Simbas të përditëshmes “Bild”, Robert Lewandowski dhe Kingley Coman kanë qënë protagonistë në nji përplasje të dhunshme në seancën e fundit stërvitore të së Ejtes.

Simbas “Bild”, dy lojtarët kanë shkëmbye të shtyme dhe mandej grushte, ndërsa asht dashtë ndërhymja e shokëve të ekpit me qetësue situatën.

Trajneri i ekipit bavarez, Niko Kovac, në fillim mendoi me i përjashtue të dy lojtarët, por mandje ka ndryshue mendje, tue i ftue ata me përfundue seancën stërvitore, shkruen Bild.

Shperndaje në: