Ministri Reçica jep nji lajm të randësishëm për përfituesit e asistencës sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thanë sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës se ka me u hekë kriteri në legjislacionin aktual për Skemën e Ndihmës Sociale simbas së cilit, nji familje duhet me pasë nji fëmi nën moshën 5 vjeçare, në mënyrë që me qenë përfituese të asistencës.

“Aktualisht jemi në fazën e hartimit të Koncept-Dokumentit për Skemën e Ndihmës Sociale. Tanimë MPMS ka themeluar Grupin Punues për hartimin e këtij Koncept Dokumenti nga i cili do të rrjedh Ligji i Ri për Skemën e Ndihmës Sociale dhe ky kriter do të eliminohet sikurse edhe shumë kritere tjera që janë diskriminuese”, tha ministri.

Reçica tha se marrë parasysh rekomandimet nga institucionet vendore dhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare se disa prej kritereve të përfshime në legjislacionin aktual për Skemën e Ndihmës Sociale janë diskriminuese, siç asht kriteri i moshës 5 vjeç që përjashton shumë familje të varfna nga Skema e Ndihmës Sociale, MPMS gjatë vitit 2018 ka iniciue disa reforma në fushën e mirëqenies sociale dhe pensioneve, ndërsa gjatë vitit 2019 ka vazhdue me reformimin e Skemës së Ndihmës Sociale.

Shperndaje në: