Djuric vazhdon me na fy: Qe qysh i quen shqiptarët

Drejtori i të ashtuquejtunës Zyrë e Kosovës, Marko Djuric, edhe sot ka vazhdue m’i fye shqiptarët e Kosovës. Dje, ai shqiptarët i kishte quejt me termin fyes “šiptari”, ndërsa sot ai shqiptarët i ka quejt edhe “të pacivilizuem”.

“Shkak” për këtë fyemje të re, simbas RTS, ka qenë, gjoja, moslejimi i shkuemjes së nji autoambulance të Urgjencës nga Graçanica, e cila, gjoja, në Nish kishte me shkue me marrë nji pacient.

“Ky rast e len njeriun pa fjalë. E ftoj gjithë bashkësinë ndërkombëtare me drejtue vëmendjen ndaj këtij rasti, sepse ata që e marrin këtë vendim, nuk munden me u renditë në radhën e njerëzve të civilizuem”, ka thanë për transmetuesin publik serb.

Shperndaje në: