Publikohen rezultatet, OBSH jep lajmin e mirë për jetën e njeriut (foto)

Në nji studim të fundit të kryem nga OBSH, kjo organizatë raporton se jetëgjatësia te njerëzit asht rritë me pesë vjet gjatë 2000-2016.

Simbas këtij studimi, raportohet se hendeku mes vendeve të pasuna dhe të varfna vazhdon me u rritë, tue reflektue pabarëzitë e mëdhaaja shoqnore nga vendi në vend.

Kështu, nëse nji person i lindun në 2000 mundet me jetue deri në 66.5 vjet, nji i lindun në 2016 mundet me jetue deri në 72 vjeç.

Ndërkaq, OBSH thekson se nji faktor i randësishëm ka të baj me progresin në luftën ndaj SIDA, e cila kishte prekë pjesën ma të madhe të popullsisë në Afrikë.

Shperndaje në: