Shkencëtarët bajnë zbulimin historik: Gjendet specia e lashtë njerëzore (foto)

Nji zbulim i pabesueshëm asht ba nga shkencëtarët në Filipine, të cilët kanë gjetë mbetjet e nji specie njerëzore që nuk ishte zbulue ma parë.

Mësohet se paraardhësi ynë i lashtë që asht gjendë në ishullin Luzon të Filipineve, quhet Homo Luzonensis dhe asht nji miksim mes tre specieve njerëzore, dy ma të vjetra dhe nji ma të re.

Shkencëtarët bajnë të ditun se ky zbulim ka nji randësi të madhe mbasi vërtetohet teoria se njerëzit në atë kohë lanë Afrikën dhe shkuen në Azinë Juglindore, nji mundësi që ma parë cilësohej si e pamundun.

Trembëdhetë mbetje njerëzore 67.000 dhe 50.000 vjeçare u zbuluen në shpellën “Callao”, në mesin e të cilave përfshihen dhambë, kocka, duer dhe kambë. Këto kocka i përkisnin të paktën tre të rritunve dhe të rijve.

Shperndaje në: