Qe kush u zgjedh kryetar i PDK’s në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhë, sot, Shaqir Totajn kryetar të Degës në Prizren, me unanimitet të plotë në Kuvendin zgjedhor ku ishin të pranishëm 434 delegatë.

Po ashtu, delegatët kanë zgjedhë edhe 71 anëtarët e ri të Këshillit Drejtues si dhe 40 delegatë për Konventën Qendrore të PDK’s.

Zavendëskryetari i PDK’s, Enver Hoxhaj, tue i falënderue të gjithë delegatët e pranishëm në Kuvendin Zgjedhor, në emën të kryetarit të PDK’s, Kadri Veseli, tha se PDK ka strukturë të mirëfilltë organizative.

“Sa jeni ju në sallë sot si delegatë këtu në Prizren, partitë tjera politike nuk kanë anëtarë”, tha Hoxhaj.

Shperndaje në: